Personaliteti i Ibrahim Rugovës dhe filozofia politike e emërtuar si “Rugovizëm” po manipulohen me të madhe nga disa prej zyrtarëve të LDK-së për interesa
puro personale e politike, kryesisht në prag të zgjedhjeve të brendshme partiake në LDK apo para e gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet nacionale.
Ibrahim Rugova e rugovizmi po tentohen të manipulohen edhe me rastin e zgjedhjeve të 7 Qershorit.
Kësaj here jo aq shumë nga ata që kanë qenë bashkëpunëtorët e hershëm të Presidentit Rugova, por nga ata që kurrë në jetën e tyre nuk ka patur fatin
as rastin as që fotografohen, qoftë edhe rastësisht me presidentin Rugova! Kjo, jo për faktin se kanë qenë tepër të rinj apo fëmijë në të gjallë të Rugovës,
por se “nuk janë bërë të gjallë” as në LDK as si anëtarë të thjeshtë e aq më pak si aktivistë apo pjesëmarrës të strukturave të LDK-së sa ishte gjalle Ibrahim Rugova.
Me një fjalë, kanë vazhduar jetën e tyre private e profesionale duke e parë rastësisht në televizor Presidentin Ibrahim Rugova.
Të jem më i qartë!
A ka Rugovizëm sot në LDK?
A janë Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami më rugovistë se Ukë Rugova?
Po përpiqem t’i jap përgjigje kësaj pyetje!
Ukë Rugova
Ukë Rugova është djali i Presidentit Rugova dhe nëse jo m 100% me tipare intelektuale e vlera të lidershipit, ai është pjesë e Trungut familjar të Ibrahim Rugovës.
Uka është anëtar i Kryesisë së LDK së dhe ndër më të votuarit e listës së LDK-së në zgjedhjet e 28 Dhjetorit të vitit të kaluar.
Me një fjalë është lindur, rritur e edukuar me frymën e Ibrahim Rugovës e me Rugovizmin si filozofi politike kombëtare.
Uka nuk është pjesë e përplasjeve apo fraksioneve në LDK.
Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami janë prurjet e Isa Mustafës në LDK.
Lutfi Haziri do të thoshte se “këta (prurjet e reja) kanë hyrë në LDK përmes birës së oxhakut e jo përmes derës”.
Që të mos jem i një anshem: Prurje e re në LDK janë edhe Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani. Dhe janë prurje të sukseshme në LDK.
Por pse Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami kanë më së paku të drejtë të thirren në Rugovizwm dhe më së paku të krijojnë zhurma e fraksione në LDK
në momentet më të vështira për LDK-në?
Aq më pak për faktin se që të dy janë “profiterët” më të mëdhenj të LDK-së.
Avdullah Hoti
Për 8 vjet rresht ka qenë nënkryetar i komunës së Prishtinës gjatë mandatit të Isa Mustafës. Jam i sigurtë se së paku gjatë mandatit të parë
nuk ka patur njohuri të plota për shtrirjet gjeografike të kryeqytetit. Ndërkaq jam 100% i sigurtë se për 8 vjet rresht nuk e ka vizituar as takuar asnjë
prej 5 Degëve të LDK së.
Ka qenë 8 vjet në krye të Degës së LDK në Rahovec. E ka sjellë LDK në deregjen më të ulët të saj.
Eshtë zyrtari i vetëm i lartë i LDK së i cili me propozimin e Isa Mustafës ka qenë kandidat për kryeministër.
Të dyja zgjedhjet i ka humbur.
Madje në zgjedhjet e 2021 e ka degraduar LDK në 12%.
Gjithnjë me favorizimin e Isa Mustafës është nominuar dhe zgjedhur kryeministër i Kosoves, të cilin e shkarkoi Gjykata Kushtetuese.
Pra ka mbajtur këto pozita zyrtare si “dhuratë” nga LDK -ja:
Këshilltar politik i Agim Veliut,
Nënkryetar i Prishtinës,
Ministër
Deputet i disa legjislaturave,
Zëvendëskryeministër,
Kryeninistër
Me një fjalë veç President nuk është nominuar dhe nuk është zgjedhur.
Hykmete Bajrami
“Luanesha e Bajram Gecajt” Hykmete Bajrami po ashtu ka pbërfitura poste e pozita nga LDK ja pa pikë aktiviteti e kontributi në LDK.
Nuk ka bazë deleguese as nga Peja, vendlindja, as nga Vitia, martesa. I sajohet një propozim formal nga një degë LDK së dhe pastaj “zhduket” nga strukturat e Degës.
Me “aminin” e Isa Mustafës ka mbajtur poste ministrore në koalicionin LDK PDK me kryeministër Isa Mustafën e ZVkryeministër Hashim Thaçin.
Ministre e Albin Kurtit dhe e Avdullah Hotit.
Deputete e disa legjslaturave.
Rugovizmi
Filozofinë politike të Ibrahim Rugovës e kanë analizuar dhe e kanë studiuar më së miri Sabri Hamiti e Kujtim Shala. Kanë të botuara vepra studimore për Rugovizmin.
Të gjitha fraksionet e LDK së
Si gazetar, kam patur mundësië që të përcjellë pothuaja të gjitha Kuvendet zgjedhore të LDK- së para dhe pas amshimit të President Rugovës.
Në Kuvendin e Dytë të LDK ka pasë një “përpjekje” të Sabri Hamtit për të imponuar ide paksa frakaioniste në LDK.
U bë pak zhurmë në media atëbotë por Presidenti Rugova, me urtësinë tij e tejkaloi këtë përpjekje “fraksioniste”
Në Kuvendin e Tretë, ndodhi “puçi” i Hydajet Hysenit me grupin e tij të të burgosurve politikë. U eliminuan nga gara brenda strukturave të LDK së emrat e njohur si
Fehmi Agani, Alush Gashi, Edita Tahiri…
Presidenti Rugova përsëri shfaqi urtësinë rugoviste të tij. I mori për këshilltarë e bashkëpunëtorë të tij të eliminuarit nga Kuvendi i Tretë i LDK-së.
Në Kuvendin e Katërt e të parë të LDK se të pasluftës, të mbajtur në hotelin Grand, Sabri Hamiti shpalosi një program zgjedhor.
Rugova, me buzëqeshjen e tij karakteristike e falënderoi Sabri Hamitin për “kontributin” e tij.
Pastaj…
Në Kuvendin e Gjashtë… të parin pas amshimit të President Rugovës ndodhi përplasja fizike mes ithtarëve të Fatmir Sejdiut e Nexhat Dacit.
Kuvendet e tjera i kam përjcellë prej shtëpisë përmes televizorit.
Summa summarum
Rugovizmi dhe fraksionizmi janë koncepte diametralisht të kundërta.
Rugovizmi është urtësi, maturi, mençuri…
Jo inate, jo përplasje, jo zhurma e statuse në Facebook!
Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami duhet të lexojnë ndonjë nga veprat e Sabri Hamitit e Kujtim Shalës për Rugovizmin, meqenëse gjatë karrierës së tyre politike
nuk kanë patur rastin as të përshëndetin e as të fotografohen me presidentin Rugova.
Uka është rugovist sepse është djali i Ibrahim Rugovës.



Të tjera
Kulture Lajme
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”
Sonte zhvillohet finalja e madhe
Aktuale
Osmani: Fushë Kosovë sot na dha forcë, zemër e bindje se e ardhmja ndërtohet përmes bashkimit të njerëzve
Kandidatja e LDK-së për
Aktuale
Mbi 95 mijë mërgimtarë të regjistruar për votim me postë – miratohet dizajni për diasporën
Nesër më 17 maj është