Organizata “Albanians for America” ka shprehur mirënjohje për Departamentin amerikan të Shtetit pas lajmit se ky institucion ka proceduar në Kongresin amerikan lejen për eksportimin e artikujve të mbrojtjes dhe shërbimeve ushtarake për Kosovën në vlerë prej mbi 14 milionë dollarësh, duke thënë se ky “është mesazh i qartë besimi ndaj shtetit tonë dhe institucioneve të sigurisë”.
“Përcjellja për shqyrtim në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan dëshmon seriozitetin institucional dhe mbështetjen bipartizane që gëzon Kosova në Ëashington. Nga Humvee, ASV, dronët dhe sistemet moderne të mbrojtjes, e deri te mbështetja për transformimin e FSK-së në ushtri profesionale e të denjë për NATO, SHBA-të kanë qenë gjithmonë më Kosovën në momentet vendimtare. Angazhimi i FSK-së në misione ndërkombëtare dhe përgatitjet për pjesëmarrje në forcën stabilizuese në Gazë janë dëshmi e rolit gjithnjë e më aktiv të shtetit tonë në krah të aleatëve. Albanians For America shpreh mirënjohjen e thellë për Departamentin amerikan të Shtetit, Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, si dhe për të gjitha institucionet amerikane që vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në forcimin e sigurisë, sovranitetit dhe rrugëtimit të saj euroatlantik”, thuhet në komunikatën e organizatës.
Albanians For America tha se mbështetja e Amerikës për Kosovën mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajon.
“Albanians For America mbetet e përkushtuar për forcimin e raporteve Kosovë–SHBA dhe në mbështetjen e çdo hapi që e afron Kosovën me NATO-n dhe familjen euro-atlantike. Miqësia jonë me Amerikën është aleancë politike, vlerash, lirie dhe besimi në të ardhmen”.



Të tjera
Lajme
Isa Mustafa: Dr. Alushi më qëndroi afër në momentet më të rënda të jetës sime
Isa Mustafa e ka kujtuar me
Aktuale
Albanians For America mirënjohje DASH’it pas lajmit për lejimin e shitjes së armëve për Kosovën
Organizata “Albanians for America” ka shprehur
Lajme
Vdekja e Alush Gashit, Abdixhiku: Ishte mentor e këshilltar i imi – shpresoj që të kam bërë krenar sadopak
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka