Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, znj. Marta Kos, në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë.
“Biseduam për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës, për reformat që duhet të çohen përpara dhe për rëndësinë që procesi i zgjerimit të jetë i drejtë, i besueshëm dhe i bazuar në merita”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
Ajo, më tej ka thënë se Kosova e sheh të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian. Sipas, U.D. Presidentes Haxhiu, ky është orientim i qytetarëve tanë, projekt shtetëror dhe zgjedhje strategjike.
Prandaj, ka shtuar ajo, presim që përkushtimi ynë ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe vlerave evropiane të gjejë përgjigje të qartë edhe nga Bashkimi Evropian.
“E falënderova Komisioneren Kos për vizitën dhe për angazhimin e saj në procesin e zgjerimit. Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e BE-së, në interes të qytetarëve tanë dhe të një Evrope më të plotë, më të sigurt dhe më demokratike”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.



Të tjera
Aktuale
Albanians For America mirënjohje DASH’it pas lajmit për lejimin e shitjes së armëve për Kosovën
Organizata “Albanians for America” ka shprehur
Lajme
Vdekja e Alush Gashit, Abdixhiku: Ishte mentor e këshilltar i imi – shpresoj që të kam bërë krenar sadopak
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka
Lajme
Osmani për Alush Gashin: Na la në kohën kur shembulli i njeriut të dijes, urtësisë e përbashkimit na duhej më së shumti
Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa