Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova nuk do të mund t’ia shpaguajë kurrë diasporës gjithë kontributin që ka dhënë ndër vite për vendin.
Në emisionin “Rubikon”, Osmani tha se mërgata ka pasur rol kyç në periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke përmendur lobimin ndërkombëtar, luftën për çlirim dhe mbështetjen pas luftës.
“Nuk besoj se ndonjëherë do të mund t’ia shpaguajmë mërgatës sonë gjithë atë që ka bërë për Kosovën. Kosova kurrë nuk do të mund t’i hapte dyert në Shtëpinë e Bardhë pa kontributin e mërgatës sonë në vitet e ’90-ta. Po ashtu, Kosova nuk do të arrinte kurrë çlirimin pa ata djem e vajza që lanë jetën komode në shtetet perëndimore dhe erdhën për të dhënë jetën për Kosovën”, tha Osmani.
Ajo njëherësh tha se diaspora ka ndihmuar edhe në rindërtimin e vendit pas luftës dhe vazhdon të japë kontribut të jashtëzakonshëm edhe sot.
“Sikur të mos ishte mobilizimi i menjëhershëm i mërgatës, Kosova nuk do ta kishte kaluar aq lehtë periudhën e pasluftës dhe shkatërrimet që la pas lufta dhe gjenocidi serb. Edhe sot, ata vazhdojnë të japin kontribut të jashtëzakonshëm për vendin. I dua me gjithë zemër. Le të votojnë kë të duan. Me rëndësi është që sot të gjithë votojmë në liri”, deklaroi Osmani.



Të tjera
Lajme
Hoxhaj reagon pas tensioneve në Skenderaj
Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka
Lajme Sport
Yjet e mëdhenj që do të humbin Kupën e Botës 2026 për shkak të lëndimeve
Ambicia e përjetshme e çdo futbollisti
Aktuale
Blerim Latifi për ngjarjet në Skënderaj: VV do të përpiqet ta errësojë potencialin nacional të PDK’së
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, i