Sot (e martë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ janë nikoqir të qipriotëve në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve dhe ‘Dardanët’ presin që të mbyllin me fitore këtë muaj.
Të besuarit e Franco Fodës vijnë në këtë takim pas fitores së rëndësishme që morën ndaj Lituanisë në udhëtim me golat e Edon Zhegrovës dhe Ermal Krasniqit (2-1).

Kosova ka kryer përgatitjet e duhura në këtë takim, megjithatë disa lojtarë janë në dyshim ndërsa disa mungojnë.
Elvis Rexhbeçaj nuk do të ketë mundësi të paraqitet shkaku i kartonëve teksa Valon Berisha dhe Donat Rrudhani janë në dyshim.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në