Në mbledhjen e mbajtur sot nga Kryesia e Degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë, janë votuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, përmes një postimi në facebook, ku ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkimit brenda subjektit politik.
Sipas Hysenit, me qëllim të unifikimit të strukturave dhe elektoratit të LDK-së, ai ka propozuar që pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga Llapi të jetë edhe Agim Veliu.
Përveç Veliut, në garën për deputetë nga Dega e LDK-së në Podujevë do të jenë edhe Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi si dhe vetë Ekrem Hyseni.
“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, janë votuar njëzëri kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Me qëllim të unifikimit të të gjithëve, si kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, kam propozuar që ndër kandidatët për deputet nga Llapi, të jetë edhe Agim Veliu, e në këtë garë po ashtu janë edhe katër kandidatë tjerë nga Dega jonë: Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi dhe unë Ekrem Hyseni. Është momenti i të gjithë atyre që duan e që besojnë të kontribuojnë në këtë rrugëtim! Le të bashkohemi të gjithë, sepse LDK-ja është e të gjithëve!”, ka shkruar Hyseni.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është