Një emër që nuk është përmendur më parë po konsiderohet për stolin e Man United

Një kandidat befasues është futur në listën e ngushtë të dëshirave të Manchester United për të zëvendësuar Erik Ten Hag sipas raportimeve të fundit.

Pasi siguroi qëndrimin në klub pasi fitoi trofeun FA Cup, Ten Hag e ka gjetur veten nën një presion të madh edhe një herë tjetër për shkak të fillimit të dobët të Unitedit në Ligën Premier.

Pa fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ‘Djajtë e Kuq’ momentalisht gjenden në pozitën e 14-të në Ligën Premier dhe gjashtë pikë larg top katërshes.

Asnjë vendim zyrtar për të ardhmen e Ten Hag nuk është marrë por zyrtarët e Unitedit mbajtën një takim të rëndësishëm për të diskutuar disa çështje këtë javë.

Një numër kandidatësh po vazhdojnë të lidhen me mundësinë e zëvendësimit të Ten Hag, me Thomas Tuchel që po cilësohet si favoriti.

Sidoqoftë, ka një emër të ri në mesin e kandidatëve. Sipas GiveMeSport, Unitedi do ta konsideronte edhe trajnerin e Neëcastle, Eddie Howe në rast shkarkimi të Ten Hag.

INEOS thuhet se janë duke monitoruar me kujdes alternativat e mundshme dhe ata e pëlqejnë shumë stilin e lojës së Howe, i cili po ashtu është përmendur edhe si kandidat për stolin e Anglisë.

Përveç Hoëe edhe ish-trajneri i Chelseat dhe Brightonit, Graham Potter është përmendur si kandidat për punën tek Unitedi por nuk ka pasur asgjë konkrete.

Të tjera

Lajme

“Mungon” Agim Veliu!

Edhe pse kishte sgprehur deshiren qe

Aktuale

Ja lista e plotë e 110 kandidatëve tv LDK-së

Një, dy, tre. Zgjedh shpresën! Sot