Kos s’i përmend Kosovën e Bosnjën: Ka vend për të gjitha shtetet e BP në BE

Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos tha se do të diskutohen “tema kyçe gjeopolitike” me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se ka mesazh “shumë të qartë” është se “ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perënidmor në Bashkimin Europian”, por në komentet e saj për gazetarët ajo nuk i përmendi Kosovën dhe Bosnjën.

“Zgjerimi është prioritet për Bashkimin Europian dhe, nëse kandidatët tanë japin rezultate, atëherë edhe ne duhet të japim rezultate, dhe po i japim ato”, tha Kos.

Foli edhe për themelimin e grupit punues për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, duke theksuar se “qytetarët e Malit të Zi janë vërtet shumë pro”.

“Pastaj, sa i përket Planit të Rritjes, zbatimi po ecën mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë dollarë për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Dhe po sjellim gjithashtu rezultate konkrete kur bëhet fjalë për integrimin gradual”, tha ajo.

Kos përmendi se “javën e kaluar Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA”.

Në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel sot mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor.

 

 

Të tjera

Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë

Një banesë është djegur në rrugën