Fetah Rudi: Nuk do të garoj për deputet, por LDK mbetet e vetma rrugë nëpër të cilën kam ecur gjithë jetën time

Ish-deputeti dhe veprimtari i devotshëm i LDK-së Fetah Rudi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar miqte dhe aktivistet e LDK-se se per arsye familjare e personale nuk do te garoje per deputet ne zgjedhjet e 7 Qershorit. Por Rudi ka shtuar se do te vazhdoje te mbeshtese fuqishem LDK-ne se sepse, sic ka shkruar ai  “…Për 26 vite me radhë, që nga plagosja ime, kam jetuar me pasojat e një sakrifice që e kam bërë duke qëndruar në rrugën time politike dhe njerëzore. Edhe sot, si person në karrocë, nuk jam ndalur asnjëherë së vepruari dhe së kontribuuari për vendin tim, për LDK-në dhe për qytetarët që më kanë dhënë besim e respekt ndër vite”

 

Ja postimi i tij ne Facebook

 

Të dashur qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë,
Pas shumë konsultimeve me familjen dhe njerëzit më të afërt, kam vendosur që në zgjedhjet e 7 qershorit të mos jem pjesë e listës për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua, sepse LDK-ja nuk është vetëm subjekt politik, por është rruga me të cilën kam ecur gjithë jetën time politike dhe kombëtare. Kam qenë dhe mbetem besnik i vlerave rugoviane, i frymës së shtetndërtimit dhe i vizionit për një Kosovë demokratike, të lirë e perëndimore.
Për 26 vite me radhë, që nga plagosja ime, kam jetuar me pasojat e një sakrifice që e kam bërë duke qëndruar në rrugën time politike dhe njerëzore. Edhe sot, si person në karrocë, nuk jam ndalur asnjëherë së vepruari dhe së kontribuuari për vendin tim, për LDK-në dhe për qytetarët që më kanë dhënë besim e respekt ndër vite.
Dua ta falënderoj nga zemra kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për korrektësinë, respektin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj meje. Pavarësisht gatishmërisë dhe dëshirës së tij që unë të jem pjesë e listës për deputetë, gjatë bisedave tona të sinqerta kam vendosur që, për arsye familjare dhe personale, kësaj here të mos kandidoj.
Ky vendim nuk e ndryshon aspak përkushtimin tim ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përkundrazi, do të vazhdoj ta mbështes fuqishëm LDK-në dhe fitoren e saj në zgjedhjet e 7 qershorit, sepse besoj se Kosova ka nevojë për vizionin, seriozitetin dhe përgjegjësinë shtetërore që përfaqëson LDK-ja.
Falënderoj secilin qytetar, mik e bashkëpunëtor që më ka qëndruar pranë në çdo etapë të jetës. Respekti dhe mbështetja juaj kanë qenë forcë për mua në momentet më të vështira.
Me respekt dhe mirënjohje,

Të tjera