Opinionisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje që në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm nuk pati asnjë simbol të shtetit të Kosovës.
Ai e quajti të turpshme që ata po garojnë për t’i fituar zgjedhjet e një shteti të cilit nuk ia shfaqin simbolet.
“Shih ti, i zhvillojnë forumet më të larta të partisë pa asnjë flamur apo simbol të shtetit që i paguan e ku hanë bukë. Në cilin shtet po garoni në zgjedhje?”, shkroi Shenolli në Facebook.
“Të cilit shtet po i gëzoni privilegje në institucione? Respektojeni shtetin dhe qytetarin e Kosovës, si vepër e parë themelore për me qenë në gjendje me bë diçka më shumë pastaj. Turp të keni! Asnjë votë s’e meritoni me këto sjellje”.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është