Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Pejë, ku një autobus dhe një kamion u dogjën në parkingun e një servisi.
Rasti ndodhi në fshatin Katundi i Ri, teksa policia intervenoi menjëherë, pasi ishte duke patrulluar në atë zonë, shkruan IndeksOnline.
“Njësitet relevante, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar: një pjesë ballore e objektit, një autobus, një kamion, një pickup dhe dy vetura” bën të ditur policia.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky rast.
Hetuesit po merren me zbardhjen e rastit, sakaq shkaktari ende nuk dihet



Të tjera
Aktuale
Kosova shiti më shumë jashtë, por importi vazhdoi ta thellojë faturën tregtare të majit
Për çdo 100 euro mallra të
Lajme
Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka
Aktuale
Himni që nuk këndohet: Pse i Kosovës, i Bosnjës dhe i Spanjës nuk ka tekst?
Kur këndohet himni i Bosnje e