Lëvizja Vetëvendosje sot nga ora 10:00 do të mbajë mbledhjen e Këshillit të saj të Përgjithshëm.
Ndërkaq, nga ora 12:00 edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme u caktuan më 7 qershor pasi Kuvendi dështoi të zgjidhte Presidentin e ri të vendit.
Të dyja këto parti pritet të nominojnë për kryeministër krerët e tyre, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku.
Ky i fundit mbrëmë bëri një postim në Facebook ku iu drejtua anëtarësisë së partisë së tij me disa zotime.
“Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë. Ata që kanë qëndruar gjithmonë. Ata që janë larguar. Ata që kanë heshtur. Ata që ende besojnë. Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj. Dhe koha ka ardhur që kjo shtëpi të bëhet sërish një”, shkroi ai.
Në listën e kësaj partie do të jetë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila sërish hyn në garë për postin e Presidentes.
Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se marrëveshja parasheh që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe kandidate për presidente, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të jetë kandidat për kryeministër dhe numri dy në listë.
“Sipas marrëveshjes Vjosa Osmani do jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente… Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër dhe numër 2 në listë”, kishte deklaruar Shala në “Pressing” në T7



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në