Ekspertët e të ushqyerit paralajmërojnë se mënyra si e fillojmë ditën dhe ushqimet që konsumojmë me stomak bosh mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në tretje, nivelet e energjisë dhe shëndetin e përgjithshëm.
Sipas tyre, disa ushqime mund të shkaktojnë shqetësime në organizëm kur konsumohen menjëherë pas zgjimit, pasi mund të rrisin aciditetin e stomakut, të ndikojnë në sheqerin në gjak ose të ngarkojnë sistemin tretës.
Të gjithë kemi përjetuar situata kur zgjohemi me uri dhe konsumojmë gjënë e parë që na del përpara, por ekspertët theksojnë se kjo nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë, veçanërisht kur stomaku është bosh.
Fruta agrume
Portokallet, limonët, grejpfruti dhe frutat e tjera agrume janë të pasura me vitaminë C, por për shkak të aciditetit të tyre të lartë, mund të shkaktojnë urth dhe acarim të stomakut, veçanërisht tek personat me sistem tretës të ndjeshëm. Konsumimi i tyre me stomak bosh mund të çojë edhe në ndjesi djegieje ose të përziera.
Ëmbëlsira
Ushqimet e ëmbla si petullat, pastat ose çokollata me stomak bosh mund të ngarkojnë pankreasin. Sipas ekspertëve, marrja e shpejtë e sheqerit shkakton rritje të menjëhershme të insulinës, e ndjekur nga rënie e shpejtë, duke sjellë lodhje dhe mungesë energjie.
Ushqim pikant
Ushqimet pikante mund të irritojnë mukozën e stomakut dhe të shkaktojnë dhimbje barku, urth ose ndjesi djegieje, ndaj nuk rekomandohen si vakti i parë i ditës.
Perime të papërpunuara
Edhe pse kastravecat, specat apo sallatat jeshile shpesh konsiderohen të shëndetshme, ato nuk janë ideale me stomak bosh. Ato përmbajnë fibra dhe aminoacide që mund të jenë të vështira për t’u tretur pa ushqim tjetër në stomak.
Banane
Bananet janë një zgjedhje e shpejtë për mëngjes, por ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tyre me stomak bosh mund të rrisë papritur nivelet e magnezit në gjak. Kjo, sipas tyre, mund të krijojë një çekuilibër që me kalimin e kohës mund të ndikojë në sistemin kardiovaskular, pasi zemra ka nevojë për një mjedis të qëndrueshëm për funksionim optimal.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing