Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ish-ministrja dhe deputetja në 4 mandate, Albena Reshitaj, do t’i bashkohet listës së saj për zgjedhjet e 7 qershorit.
Osmani e ka cilësuar Reshitajn si një bashkëpunëtore të kahmotshme, duke vlerësuar rolin e saj në momente të rëndësishme politike në vend.
“Kur u zgjodha Presidente në vitin 2021, me votën e saj vendimtare, Albena krijoi kuorumin e nevojshëm dhe bllokoi rolin e Listës Serbe në krijimin e institucioneve, pa asnjë interes personal e pa kërkuar absolutisht asgjë”, ka shkruar Osmani.
Ajo e ka përshkruar Reshitajn si një grua parimore, me bindje të qëndrueshme politike dhe të palëkundur në mbrojtjen e interesave të Kosovës.
Sipas Osmanit, politika duhet të ndërtohet mbi dinjitetin, integritetin dhe bashkëpunimin, ndërsa ka shtuar se Kosova ka nevojë për njerëz që “dinë të punojnë bashkë dhe jo të shkatërrojnë njëri-tjetrin”.
Në mandatin e fundit parlamentar, Reshitaj ishte pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në