Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar Dibran Hoxhën, i njohur si “Kobra”, së bashku me Arlind Dakajn dhe Mirsat Hajredinin, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, lidhur me një rast të ndodhur në vitin 2018.
Sipas aktgjykimit, secilit prej tyre fillimisht iu shqiptua dënim me nga 6 muaj burgim, por me kërkesë të mbrojtjes, dënimi është zëvendësuar me gjobë në vlerë prej 5 mijë eurosh për secilin.
Rasti ka të bëjë me sulmin ndaj Hulusi Badallajt, i cili sipas aktakuzës ishte rrahur brutalisht pas një mosmarrëveshjeje. Atij i ishin shkaktuar tronditje në tru dhe shtatë plagë në trup nga goditjet me mjete të forta dhe mjet të mprehtë.
Sipas përshkrimit të prokurorisë, viktima ishte sulmuar me grushte, shufra metalike dhe brisk, duke pësuar lëndime të rënda në kokë, trup dhe krah.
Gjykata ka bërë të ditur se në shumën e gjobës është llogaritur edhe koha që të akuzuarit kishin kaluar në paraburgim gjatë vitit 2018, andaj secili prej tyre do të paguajë nga 4 mijë e 260 euro.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në