Dënohen 4 të akuzuar në Prizren për kalim ilegal kufiri dhe falsifikim dokumentesh

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj katër personave të akuzuar për kalim të paautorizuar të kufirit dhe falsifikim dokumentesh, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Sipas aktgjykimit, ngjarja ka ndodhur më 10 shkurt 2026, rreth orës 11:00, kur Dmitri Kirilin, Aliaksander Padhaiski dhe Pavel Petrov dyshohet se kanë kaluar ilegalisht vijën kufitare nga Shqipëria në Kosovë përmes rrugëve malore, pa dokumente të rregullta hyrjeje dhe qëndrimi.

Më pas, ata janë transportuar me veturë nga Geralt Brahimaj, i cili dyshohet se i ka pritur dhe ndihmuar në lëvizje brenda territorit të Kosovës. Të gjithë janë ndalur në fshatin Arllat të Drenasit nga njësia e trafikut policor, ku është konstatuar mungesa e dokumenteve të vlefshme.

Në një rast të veçantë, Dmitri Kirilin akuzohet edhe për falsifikim dokumentesh, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një pasaportë ruse të dyshuar si pjesërisht e falsifikuar, me elemente të dëmtuara dhe të manipuluara.

Gjykata ka vendosur që Dmitri Kirilin të dënohet me 2.000 euro gjobë dhe dëbim nga territori i Kosovës, ndërsa Aliaksander Padhaiski dhe Pavel Petrov janë dënuar me nga 86 ditë burg dhe dëbim nga vendi. Edhe Geralt Brahimaj është dënuar me 86 ditë burg.

Të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar më 6 maj 2026, gjë që ka ndikuar në shqiptimin e dënimeve. Gjykata ka ndërprerë masën e paraburgimit, duke vlerësuar se kanë pushuar arsyet ligjore për mbajtjen e tyre në qeli.

Të tjera

Ekskluzive Lajme

Çfarë ndikimi mund të ketë raporti i ekspertëve britanikë për Specialen?

Javën e kaluar është prezantuar nga

Aktuale

Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka

Lajme

Bajqinovci thotë se Osmani shkoi në LDK për pozitë

Ish-deputeti i LVV’së, Mefail Bajqinovci, ka