Një incident i pazakontë ka ndodhur në një market “Viva Fresh” në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku dy punëtore kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi sigurimi i marketit përdori sprej paralizues ushtarak ndaj një gjarpri që kishte hyrë në lokal, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Ngjarja ka ndodhur më 7 maj 2026 rreth orës 18:00.
Sipas informatave, i dyshuari Agim Sylaj (41 vjeç), i cili punonte si sigurim në market, kishte vërejtur një gjarpër brenda lokalit.
Burimet bëjnë të ditur se në përpjekje për ta larguar, ai kishte përdorur sprej ushtarak të tipit “Nato Super Paralizant”, duke e hedhur në ambientin e marketit.
Si pasojë e sprejit, dy punëtore të marketit E.U. dhe R. Z. (27 vjeç), kanë pësuar probleme shëndetësore dhe janë detyruar të kërkojnë tretman mjekësor.
Sinjali mëson se njëra nga punëtoret ishte shtatzënë në momentin e incidentit
Në vendngjarje ka ndërhyrë Policia, e cila ka sekuestruar sprejin në cilësinë e provës materiale.
Pas intervistimit, me rekomandim të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet për:
- “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll apo shfrytëzim të paautorizuar të armës”
- dhe “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
Çfarë ndikimi mund të ketë raporti i ekspertëve britanikë për Specialen?
Javën e kaluar është prezantuar nga
Aktuale
Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka
Lajme
Bajqinovci thotë se Osmani shkoi në LDK për pozitë
Ish-deputeti i LVV’së, Mefail Bajqinovci, ka