Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku në tualetin e emergjencës atje, ka vdekur një foshnje.
Lidhur me këtë, është deklaruar Prokuroria Themelore në Ferizaj, nga ku është bërë e ditur se, prokurori ka iniciuar rast në drejtim të vepre ‘’vrasje e foshnjës gjatë lindjes’’, përcjell Gazeta Express.
‘’ E dyshuara në këtë rast ndodhet në trajtim në spitalin Gjinekologjik të Ferizajt, ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).’’, thuhet në komunikatë.
Komunikata:
Ferizaj, 07 Maj 2026- Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit është njoftuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj, lidhur me një rast të vdekjes së një foshnje të porsalindur në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.
Me vendim të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” nga neni 176 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
E dyshuara në këtë rast ndodhet në trajtim në spitalin Gjinekologjik të Ferizajt, ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).
Prokuroria Themelore në Ferizaj, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e gjitha rrethanave të rastit në fjalë.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në