Aksion i madh i Policisë dhe IPK-së për dallavere me prona

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) është duke u zhvilluar sot në disa lokacione të vendit, nën dyshimet për keqpërdorime dhe dallavere me prona, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se aksioni po realizohet me urdhër të organeve të drejtësisë, ndërsa cak i kontrolleve janë disa zyrtarë që dyshohet se janë përfshirë në manipulime dhe veprime të kundërligjshme që lidhen me prona.

Sipas informatave të para, bastisje janë duke u kryer në shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse të personave nën hetim.

Në aksion janë përfshirë hetues të Krimeve Ekonomike, zyrtarë të IPK-së dhe njësitë relevante policore, ndërsa pritet sekuestrimi i dokumenteve dhe provave tjera që mund të lidhen me rastin.

Sinjali mëson se hetimet lidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, manipulime me prona dhe veprime të tjera korruptive.

Aksioni është ende në zhvillim dhe priten detaje shtesë gjatë ditës.

Të tjera

Lajme

Aida Dërguti i bashkohet PDK-së

Aida Dërguti, i është bashkuar Partisë Demokratike

Lajme

Spitali i Ferizajt jep detaje shokuese për vdekjen e foshnjës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur

Aktuale

Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe