Një aksion i koordinuar i Policisë së Kosovës ka çuar në goditjen e një rasti të dyshuar të trafikut të narkotikëve, ku është sekuestruar mbi 1 kilogram marihuanë dhe është arrestuar një person.
Operacioni është zhvilluar pas sigurimit të informatave operative nga njësitet antidrogë në Ferizaj, lidhur me një dërgesë të dyshuar që po transportohej përmes postës.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe Doganën e Kosovës, policia ka zbatuar një plan taktik në terren.
Rreth orës 12:20, në rrugën Prishtinë–Prizren, në Llapushnik, është ndaluar një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit, brenda veturës është gjetur një pako që përmbante mbi 1 kilogram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë.
Si prova materiale, përveç drogës prej mbi 1 kg, është sekuestruar edhe një telefon mobil, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit.
Hetimet lidhur me këtë rast janë në zhvillim.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të