Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar nëntë automjete të cilat dyshohen se janë përfituar përmes veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K, të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
“Automjetet e sekuestruara janë të markave të ndryshme, përkatësisht: Tre (3) vetura të tipit Seat Leon, dy (2) Volkswagen Polo, një (1) Golf 8, një (1) Audi A6, një (1) Volkswagen Jetta dhe një (1) Peugeot 2008 Allure, njofton prokuroria.
Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm të kësaj pasurie, me qëllim sigurimin e saj deri në përfundim të procedurës penale, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të