Irani ka deklaruar se kalimi i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit është tashmë i mundur, pas ndaljes së operacionit ushtarak amerikan “Project Freedom”.
Sipas marinës së Gardës Revolucionare Iraniane, janë vendosur “procedura të reja” për lundrim, megjithëse nuk janë dhënë detaje konkrete mbi to.
Ky është reagimi i parë i Teheranit pasi SHBA e pezulloi operacionin e nisur vetëm pak ditë më parë, i cili synonte të shoqëronte anijet tregtare në këtë rrugë jetike detare. Misioni u ndërpre pas përparimeve në bisedimet për paqe, raporton CNN.
Autoritetet iraniane falënderuan kapitenët dhe kompanitë detare në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit për bashkëpunimin, duke theksuar se kalimi duhet të bëhet në përputhje me rregullat e Iranit.
Irani vazhdon të pretendojë sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit dhe ka paralajmëruar se mund të vendosë tarifa për kalimin e anijeve një ide që është kritikuar nga shumë liderë botërorë si shkelje e ligjit ndërkombëtar detar.
Analistët paralajmërojnë se këmbëngulja e Iranit për këtë çështje mund të rrezikojë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në rajon.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në