Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një paraqitje për media, pas mbledhjes së mbajtur me kryesinë e partisë tha se është diskutuar për përgatitje për zgjedhjet e reja dhe listën e LDK-së.
Lumir Abdixhiku, ka thënë se pa asnjë problem do të lironte numrin 1 të listës që asaj t’i prijë Vjosa Osmani.
Abdixhiku i pyetur nga gazetarët tha se beson që Vjosa Osmani është kandidatja më e shkëlqyeshme për Presidente.
Ai tha se populli i Kosovës do që Vjosa Osmani të jetë sërish Presidente e Kosovës.
“Pa asnjë problem, kjo çështje nuk është për mua. Besoj që Vjosa Osmani duhet të jetë kandidatja e shkëlqyeshme për Presidente dhe më e duhura, besoj që populli i Kosovës e do këtë”, ka thënë Abdixhiku.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në