Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka aprovuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët energjetikë në vend, përfshirë KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.
Sipas vendimit, të hyrat maksimale për KOSTT-in për vitin 2026 janë 76 milionë e 444 mijë euro. Ndërkaq, për KEDS-in janë aprovuar 185 milionë e 960 mijë euro, që është rreth 21 për qind më e ulët krahasuar me vlerën e kërkuar nga vetë kompania. ZRRE-ja ka bërë të ditur se në këtë përllogaritje janë marrë parasysh edhe devijimet e kostove nga vitet e kaluara.
Për kompaninë KESCO, të hyrat maksimale të aprovuara arrijnë në 442 milionë e 228 mijë euro.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë për Indeksonline se lejimi i këtyre të hyrave nuk do të ndikojë në rritjen e faturave të energjisë për qytetarët.
Ai shtoi se gjatë javës pritet të merret edhe vendimi për tarifat e energjisë elektrike, i cili do të përcaktojë më saktë çmimet për konsumatorët



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në