Pas 6 muajsh përpjekje, emisioni “Opinion” ka arritur që të zhvillojë një intervistë ekskluzive me ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
I ndodhur në masa të rrepta sigurie, Thaçi u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu me shkrim. Në përgjigje të tij ish-kreu i UÇK flet për luftën në Kosovë, postet e tij drejtuese, si edhe për procesin gjyqësor.
Por si është dita e Hashim Tahçit në izolim, prej 6 vitesh, ja si përgjigjet ai për “Opinion”:
Blendi Fevziu: Si është dita juaj në izolim prej 6 vitesh?
Hashim Thaçi: Aktualisht më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar atë që më do zemra e thotë plotësisht mendja. Në këtë vështirëm, Blendi, do të mundohem të bëj më të mirën për rrethanat ku gjindem. Serbia u mor – e merret kohë të gjatë me mua. Më dënoi në mungesë me shumë vite burg. Në mënyrë të vazhdueshme (1993–97) bastisi shtëpinë, keqtrajtoi dhe arrestoi babanë, nënën, motrën dhe vëllezërit – në hakmarrje ekzekutoi edhe vëllanë e Lumes, Hakiun në masakrën në fshatin Studime të Vushtrrisë në maj 1999.



Të tjera
Lajme
Hoxhaj reagon pas tensioneve në Skenderaj
Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka
Lajme Sport
Yjet e mëdhenj që do të humbin Kupën e Botës 2026 për shkak të lëndimeve
Ambicia e përjetshme e çdo futbollisti
Aktuale
Blerim Latifi për ngjarjet në Skënderaj: VV do të përpiqet ta errësojë potencialin nacional të PDK’së
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, i