Alba Berisha: Diasporë e dashtun, patriotizmi nuk është me bë status prej Zvicre, Gjermanie a Amerike, por me jetu në Kosovë!

 

 

Diasporë e dashtun, me krejt respektin:
Kosova nuk votohet prej aeroportit e as prej pushimeve verore.
Kosova jetohet çdo ditë.
Me rroga t’ulta.
Me çmime t’nalta.
Me shëndetësi t’dobtë.
Me arsim që po çalon.
Me t’ri që po ikin çdo ditë.
Nuk mjafton me pas shpresë e me fol bukur prej larg.
Realiteti shihet veç kur e jeton këtu çdo ditë, kur e ndjen në xhep, në punë, në jetën e përditshme.
Patriotizmi nuk është me bë status prej Zvicre, Gjermanie a Amerike.
Patriotizëm është me i dëgju ata që jetojnë n’Kosovë, që e paguajnë çdo ditë këtë realitet.
Këtë herë, le t’vendos populli që e jeton Kosovën, jo ata që e shohin prej larg.
Jam lindur e jam shkolluar në Kosovë.
Këtu kam jetu krejt çka jam.
E shpesh vështirësitë e jetës ta shtyjnë mendjen me thon “ik nga ky vend”.