Me bisedimet sërish në qorrsokak mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, si Washingtoni ashtu edhe Teherani po sinjalizojnë aftësinë e tyre për të duruar një ngërç të vazhdueshëm. Megjithatë, ky ngërç mund ta detyrojë pjesën tjetër të botës ta paguajë një çmim të rëndë për një luftë që nuk e ka zgjedhur, shkroi CNN të shtunën.
Negociatorët “shumë të mirë” të Iranit , siç i përshkroi Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i kanë dërguar presidentit Donald Trump një propozim të ri me të cilin ai u nda i pakënaqur. Mungesa e vullnetit të Teheranit për kompromis të pranueshëm për SHBA-në sugjeron rahatinë e tij me ngërçin që po vazhdon, pavarësisht bllokadës detare amerikane që synon kapitullimin e regjimit iranian.
Derisa konflikti vazhdon pa ndonjë zgjidhje ushtarake apo diplomatike, Irani beson se vizioni i tij për një rend të ri rajonal gradualisht po i afrohet pranueshmërisë. Në një mesazh javën e kaluar, lideri i ri suprem shpalli fitoren ndaj SHBA-së dhe nënkuptoi dominancë mbi Gjirin Persik, para se të deklaronte kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.
Dhe derisa propozimet lëvizin ngadalë mes kryeqyteteve, Trumpi ka deklaruar se nuk është në nguti dhe se është i përkushtuar në bllokadën e tij detare, edhe pse ekspertët presin se do të marrë javë që plotësisht të arrijë presionin e synuar mbi regjimin iranian.
Ndërsa të dyja palët vazhdojnë “lojën”, rritja e çmimeve në botë i ka vënë në vështirësi konsumatorët, e analistët parashikojnë ngritje më tutje në inflacionin në botë.
“Do ta kryejmë këtë gjë si duhet. Nuk do të largohemi herët e më pas problemi të lindë pas tri vjetësh tjera”, ka thënë presidenti Trump.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në