Legjenda e Chelseat, John Terry e ka ‘shkatërruar’ Zlatan Ibrahimovicin pasi ky i fundit u përpoq të pretendonte se është më i madh se klubi londinez.
Zlatanit iu tha për thashethemet se Chelsea u përpoq ta nënshkruante atë në të kaluarën, të cilave ai u përgjigj në një mënyrë tipike të ‘stilit Zlatan’.
“Chelsea nuk mund të nënshkruante me mua, unë kam më shumë trofe se Chelsea. Unë duhet të kisha qenë ai që do të nënshkruaja për Chelsean”, kishte deklaruar Ibrahimovic.

Megjithatë, Terry ka vendosur të reagojë me një përgjigje në faqen 365Scores në Instagram, faqe e cila mbante citatin.
“Ai nuk donte të ishte në bankinë”, shkroi Terry duke etiketuar edhe sulmuesin Didier Drogba.
Kjo përgjigje e legjendës angleze padyshim se është një goditje e fortë për Ibrahimovicin, i cili njihet për vetëbesim të tepruar.



Të tjera
Aktuale
Ultimatumi për Ngushticën e Hormuzit rrit sërish çmimin e naftës
Çmimet e naftës kanë shënuar një
Aktuale
Korrespondenti i BBC për siguri: A është serioz kërcënimi i fundit i Trump ndaj Iranit?
BBC –Frank Gardner, – Në një
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se