Një nga çështjet më shqetësuese në Kosovë është edhe siguria në punë.
Së fundmi, ka pasur një numër të madh të lëndimeve në vendet e punës, por edhe raste që fatkeqësisht kanë përfunduar me fatalitet.
Kjo temë u diskutua sot në Klan Kosova me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Azemi tha se tashmë mund të konsiderohet se është humbur lufta sa i përket sigurisë në punë.
Sipas tij, Inspektorati Qendror i Punës ka deklaruar se 50 % e kompanive ndërtimore nuk i kanë pajisjet adekuate për punëtorët.
“Kjo na bën me dije se ne nuk kemi pasur ndonjë kontroll, por nuk kemi as tash”, deklaroi Azemi në Klan Kosova.
“Fatkeqësisht, derisa ne patëm një fushatë lidhur me shëndetin dhe sigurinë në punë, po shihet se nuk e kemi as ndikimin më të vogël, pasi që fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe brenda 10 ditësh i humbën dy jetë të njerëzve, njerëz punëtorë e të rinj”, deklaroi kreu i Sindikatës.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në