Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryesisë së partisë që për zgjedhjet e reja ta fusë në listën e kandidatëve për deputetë edhe ish-ministrin dhe ish-deputetin Agim Veliun.
Ukaj shkroi në Facebook se Abdixhiku, në “procesin e bashkimit të së djathtës”, duhet ta fusë fillimisht në listë Agim Veliun, e pastaj “të larguarit”, duke iu referuar, pa e përmendur, Vjosa Osmanit dhe të tjerëve që mund të rikthehen në listën e LDK-së.
“Thirrje/Kërkesë, Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Kryesisë Qendrore. I nderuar Kryetar, Ju bëjë thirrje që në procesin e bashkimit të së djathës në LDK ta keni parasysh fillimisht futjen në listë të Agim Veliut e pastaj të futen në listë të larguarit dhe të gjithë ata ose ato kandidate potenciale që dëshirojnë të na bashkangjiten. Faleminderit në mirkuptimin tuaj”, shkroi ish-deputeti.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një