Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dështimi i zgjedhjes së presidentit shënon fundin e një procesi të gjatë dhe të rëndë politik, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë kompromisi.
Ai tha se 15 deputetët e LDK-së kanë qenë të gatshëm të kontribuojnë për zgjidhje dhe stabilitet institucional.
“15 deputetët e LDK-së kanë qëndruar me plot gatishmëri për t’i dhënë zgjidhje stabilitetit të vendit. Është kërkuar emër, kemi dhënë edhe mundësinë edhe emrin për president”, tha ai.
Abdixhiku u ndal edhe te emri i Vjosa Osmani, duke thënë se LDK e ka parë atë si presidente të denjë, por sipas tij, nuk janë dhënë votat e nevojshme nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne Vjosën s’e shohim si kuorum për presidentin e tyre që tashmë i kishte votat, e shohim si presidente të denjë, por nuk u dhanë ato vota nga Lëvizja Vetëvendosje”, deklaroi Abdixhiku.
Ai tha se tash vendi hyn në fazën e zgjedhjeve dhe paralajmëroi angazhim të LDK-së për zgjedhjet e ardhshme.
Abdixhiku u pyet ndër të tjera se a ka mundësi për bashkëpunim me Kurtin pas zgjedhjeve të reja. Ai tha se me me veprimet e fundit politike, Kurti tregoi se sa i pangopur është për pushtet dhe i paaftë për kompromis.
“Për besë me konferencat e sotme, me gjuhën e sotme politike, veç një gjë është e qartë, në shqip thonë ra ky mort e i pamë, ky mort për Kosovën ka ekzistu tash e sa kohë. Fatkeqësisht u dasht ta shohim edhe një herë për ta kuptuar se sa i vështirë është ky bashkëpunim.
Pra si mund të bashkëpunosh me dikë që hedh helm e vrerë kundër partive politike, të gjithave, për arsye se i do të gjitha pozitat për vete”, tha ai mbrëmë.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në