Kurti në konferencën e mbrëmjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media të thirrur në orën 20:00, e cila u zhvillua në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë konferencë, Kurti ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e tij lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se afati për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Sonte në mesnatë kalon afati për president. Ju e dini që si Vetëvendosje kemi bërë një mori ofertash për Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Por deri më sot, të gjitha propozimet tona kanë hasur në refuzime, ndërsa nga ana tjetër nuk kemi pasur propozime,” deklaroi ai, transmeton Indeksonline

Kurti theksoi se opozita ka përgjegjësi për konstituimin e institucioneve dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve. Sipas tij, janë bërë thirrje, propozime dhe janë kërkuar takime, por pa sukses.

Ai shtoi se zhvillimet e fundit kanë dëshmuar se Kosova mund të ketë president, duke përmendur si kandidate Feride Rushiti.

“Sipas tij, Feride Rushiti i ka votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidente, por problemi mbetet mungesa e kuorumit në Kuvend. Kuvendi nuk po arrin të sigurojë kuorum, ndërsa ajo i ka votat,” përfundoi Kurti

Të tjera

Aktuale

Deputetët e shumicës parlamentare hyjnë në sallë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hyrë

Aktuale

Më pak se dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues

Kosovës i kanë mbetur më pakë