Ngërçi për presidentin, Zyra e BE-së: Të respektohet Kushtetuta e të gjendet kompromis

Zyra e BE në Prishtinë në një përgjigje për Express kanë thënë se po i ndjekin nga afër zhvillimet në Kuvendin e Kosovës sa i përket zgjedhjes së presidentit.

Zëdhënësi i kësaj zyre, Nikola Gaon, ka thënë se të gjjtha palët duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe të gjejnë kompromisin e nevojshëm në mënyrë që Kosova të ketë institucione stabile.

“BE-ja në Kosovë po ndjek nga afër zhvillimet në Kuvend.Është përgjegjësi e të gjithë aktorëve politikë që të zbatojnë Kushtetutën e Kosovës, të arrijnë kompromisin e nevojshëm dhe të sigurojnë stabilitetin institucional në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Gaon.

Ai ka rikujtuar edhe krizën e vitit të kaluar dhe cilësimin e 2025-ës si vit i hmbur.

“Siç është thënë, viti 2025 ishte një vit i humbur. Është në interesin e Kosovës të përshpejtojë reformat dhe të vazhdojë të përparojë në rrugën e saj të integrimit në BE, duke përfituar gjithashtu nga e gjithë mbështetja e ofruar nga BE-ja.Kjo mbështetje përfshin Planin e Rritjes (882.6 milionë euro të destinuara për Kosovën), i cili është një instrument me afat kohor për të gjithë Ballkanin Perëndimor që do të zbatohet deri në fund të vitit 2027, me afate specifike për reforma specifike – afati përfundimtar për 13 hapa reformash është 30 qershori 2026.Financim i mëtejshëm është gjithashtu i disponueshëm përmes programeve IPA (216 milionë euro) dhe projekteve të WBIF (205 milionë euro). Meqenëse këto bazohen në marrëveshje që kërkojnë ratifikim, si Qeveria funksionale ashtu edhe Kuvendi duhet të vazhdojnë.”, ka shtuar ai.

Gaon ka thënë se BE-ja është këtu për të vazhduar mbështetjen e saj për Kosovën dhe se ka nevojë për partnerë institucionalë me të cilët mund të bashkëpunojë.

Të tjera

Aktuale

Tahiri: Kurti është njeri që prodhon vetëm drama

Arian Tahiri nga Partia Demokratike e

Aktuale

Bahtiri thotë se te LDK-ja i kërkoi nënshkrimet “pasi u konsultua me Kurtin”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri

Aktuale

Rama i reagon ashpër Kurtit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaron