Kuvendi do të mbajë sot në orën 17:00 një seancë të jashtëzakonshme për çështjen e Presidentit.
Sipas ftesës që kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ua ka bërë deputetëve, thuhet se në rend dite do të jetë vetëm një pikë: “Diskutim lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, raporton Gazeta Express.
Kryeministri Albin Kurti sot në dy raste nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjen e Presidentit.
LVV-ja ka kërkuar nga PDK-ja dhe LDK-ja tre emra për President, si propozim “konkret dhe përbashkues” për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po rrezikon ta çojë vendin sërish në zgjedhje.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ia paraqiti në fundjavë Albin Kurtit emrin e Vjosa Osmanit dhe i kërkoi kryeministrit garanci se 66 deputetë të mazhorancës do ta votonin atë.
Kurti nuk është deklaruar ende për këtë, ndërsa jemi në fund të afatit për zgjedhjen e Presidentit.
Nëse nuk zgjidhet Presidenti i ri, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në