Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, transmeton IndeksOnline.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 08:30, ndërsa bazuar në informacionet e para dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombolë gazi.
“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit”, ka thënë për IndeksOnline, zyrtarja për informim në policinë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Policia po vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



Të tjera
Lajme
BE shpreh keqardhje që Serbia s’ka marrë hapa ndaj përgjegjësve të Banjskës
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje që
Aktuale
Haxhiu përplaset me opozitën rreth seancës që e thirri VV
Në seancën plenare të Kuvendit pati
Aktuale
Seanca për diskutim për Presidentin, Abdixhiku: Show propagandues i LVV-së, s’marrim pjesë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,