Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të ndodhur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku i pranishëm ishte presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka shprehur solidaritet dhe lutje për presidentin Trump, bashkëshorten e tij dhe popullin amerikan, duke theksuar besimin në qëndrueshmërinë e institucioneve të Shteteve të Bashkuara.
Ajo ka vlerësuar gjithashtu reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret amerikan, duke thënë se veprimi i tyre ka parandaluar një tragjedi më të madhe.
Jemi mirënjohës për trimërinë e agjentëve të Shërbimit Sekret të ShBA-së që vepruan shpejt dhe heroikisht për të mbrojtur Presidentin dhe të gjithë të pranishmit. Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë. Asnjë akt dhune nuk do ta zvogëlojë kurrë këtë”, ka shkruar Osmani.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në