Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se në Termocentralin “Kosova A” është evidentuar një ndërprerje e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave.
Kjo ka ndodhur sipas KEK “si pasojë e një ndërprerjeje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, e cila ka shkaktuar ndaljen automatike të operimit të elektrofiltrave”.
“Menjëherë pas evidentimit të situatës, ekipet teknike kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e plotë të shkakut, ndërsa aktualisht janë duke u zhvilluar ndërhyrjet për sanimin e defektit dhe rikthimin e funksionalitetit të plotë të sistemit”, ka njoftuar KEK.
Në njoftim thuhet se janë duke u zbatuar masa intensive parandaluese me qëllim mbrojtjen e aseteve të tjera teknike dhe minimizimin e çdo rreziku potencial për sistemin.



Të tjera
Lajme
Një mërgimtar nga Gjilani humb jetën në një aksident trafiku në Zvicër
Një shtetas nga Kosova ka humbur
Aktuale
Nëse opozita e propozon Vjosa Osmanin një nga emrat, a e mbështet VV – përgjigjet Nagavci
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes
Aktuale
Kuvendi nuk e miratoi pakon 200 milionëshe për mbështetje të qytetarëve në përballje me inflacionin
Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot