Kuvendi i Kosovës zgjedh anëtarët e Bordit të RTK-së

Valmirë Thaçi, Flokart Aliu, Gëzim Brahaj, Xheraldina Cërnobregu, Fatmir Podrimaj dhe Ilirjan Himaj janë anëtarët e Bordit të ri të Radiotelevizionit të Kosovës, të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.

Gjatë procesit të votimit ishin të pranishëm 105 deputetë, teksa 3 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Deputetja Albana Bytyqi lexoi rezultatet si më poshtë:

Valmirë Thaçi  – 69 vota

Flokart Aliu – 58 vota

Gëzim Brahaj – 56 vota

Faton Mustafa – 16 vota

Xheraldina Cërnobregu – 60 vota

Anita Toçi – 33 vota

Lulzim Beqiri – 31 vota

Fatmir Podrimaj – 53 vota

Ilirjan Himaj – 56 vota

Avni Zuka – 3 vota

Adriana Sejda – 36 vota

Arta Jashari – 13 vota

Ndërkaq për anëtarët nga komunitetët serb dhe komunitetet jo shumicë, nuk ka kandidatë që kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme. Si pasojë do të rishpallet konkurs për ta.

“Kujtojmë se mandati i anëtarëve të Bordit të RTK-së bëhet me short sipas nenit 26, paragrafët 3 dhe 5, ligjit Nr. 04 L – 046 për RTK”, tha nënkryetari Ardian Gola. /rtk

Të tjera

Aktuale

Pushteti thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Nesër seancës e jashtëzakonshme, në rend

Lajme Opinione

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës,