Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tretë për vitin 2026.
Në këtë seancë, bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar dokumentet si në vijim: Bilanci i energjisë elektrike për vitin 2026; Rregulla mbi kompensimin financiar për kufizimin sipas skemave mbështetëse; Rregulla për garancitë e origjinës; Plani 5-vjeçar për zhvillimin e rrjetit të transmetimit për periudhën 2026-2030; Plani 10-vjeçar për zhvillimin e rrjetit të transmetimit për periudhën 2026-2035 dhe Raporti i vlerësimit të konkurrencës në sektorin e energjisë për vitet 2024-2025.
Bordi ka shqyrtuar po ashtu edhe amandamentimin e rregullave të tregut dhe përgjigjet ndaj komenteve ne raportin e monitorimit të HC “Ujmani”.
Në këtë seancë është bërë edhe shqyrtimi i propozimit për vendosjen e obligimit të shërbimit publik për furnizim me shërbim universal me ç’rast ky obligim i është caktuar KESCO-s për periudhë 2-vjeçare, përkatësisht deri më 31 mars 2026.
Është bërë edhe shqyrtimi i propozimitvendimit për përcaktimin e përgjegjësive të operatorit të energjisë së ripërtëritshme.
Sa përket prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, është aprovuar lëshimi i autorizimit për subjektin juridik LE KOSOVO RENEWABLE ENERGY JSC dhe janë aprovuar edhe 53 kërkesa për marrjen e autorizimit për vetëkonsum, përkatësisht 38 persona fizikë dhe 15 subjekte juridike, me kapacitet total prej 2 MW.
Në fund fare, ZRRE-ja deklaron se është bërë edhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.



Të tjera
Showbiz
Ana Ejupi surprizon me transformimin e saj, duket më në formë se kurrë
Ana Ejupi ka tërhequr sërish vëmendjen
Aktuale
Kurti ashpërsoi sot gjuhën ndaj opozitës, “i sfidoi” që ta gjejnë një emër dhe të ‘‘ecim përpara’
Përderisa kanë mbetur edhe pak ditë
Lajme
Muhaxheri: Deklarata e Gecit ndër më skandalozet në historinë e Kuvendit
Analisti Arton Muhaxheri ka reaguar ashpër