Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur lëvizjet e para në strukturat komunale, duke liruar nga detyra Drejtorin e Transformimit, Gëzim Kastratin.
Burime të sigurta për Sinjalin bëjnë të ditur se vendimi tashmë i është komunikuar Kastratit, ndërsa si arsye zyrtare i është përmendur pretendimi se kjo drejtori kërkohet nga partnerë politikë.
Megjithatë, sipas të njëjtave burime, pas këtij vendimi fshihet një dinamikë më e thellë politike, që lidhet me zhvillimet e fundit brenda LDK-së dhe raportin e tensionuar mes Lumir Abdixhikut dhe Përparim Ramës.
Siç mëson Sinjali, ky shkarkim shihet si pjesë e një procesi më të gjerë të ristrukturimit në Komunën e Prishtinës, ku pritet të preken edhe emra të tjerë të lidhur me rryma të ndryshme brenda partisë.
Burimet theksojnë se, ndonëse Kastrati konsiderohej si një nga njerëzit e afërt të Ramës, kohëve të fundit ai kishte mbajtur kontakte edhe me krahun e Abdixhikut, gjë që mund të ketë ndikuar në vendimin për largimin e tij.
Ky zhvillim vjen në një moment kur raportet mes Abdixhikut dhe Ramës konsiderohen të jenë në pikën më të ulët, me mungesë komunikimi dhe koordinimi.
Sipas burimeve, shkarkimi i Kastratit mund të jetë vetëm fillimi, ndërsa në ditët në vijim priten edhe lëvizje të tjera në drejtoritë komunale.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në