Visar Azemi: Vendi po shkon në zgjedhje sepse Kurti po kërkon nënshtrim nën pushtetin e tij

Sekretari Organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, pasi Albin Kurti dëshiron t’i ketë të gjitha pozitat për vete.

“Për 53 ditë e mbajtën peng gjetjen e një zgjidhje për Presidentin e vendit”

Azemi shtoi se Kurti nuk kërkon marrëveshje politike për shtetin, “por nënshtrim për pushtetin e tyre.”

“Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, sepse Albin Kurti i deshi të gjitha pozitat për vete! Për 53 ditë e mbajtën peng gjetjen e një zgjidhje për Presidentin e vendit. Nuk po kërkojnë marrëveshje për shtetin, por nënshtrim për pushtetin e tyre.

Problemi nuk është mungesa e takimeve. Problemi është mungesa e vullnetit të Kurtit për ndarje të drejtë të pushtetit dhe për një marrëveshje që e respekton demokracinë. Kush i do të gjitha për vete, në fund rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin.

Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike.

Të tjera

Aktuale

Të enjten dhe të premten mblidhet Kuvendi nga ora 10:00

Kryesia e Kuvendit të Republikës së

Lajme Opinione

Bajrami: Oferta Kurtit për LDK’në shantazh i paketuar si zgjidhje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Aktuale

Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria kërkon paraburgim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar