Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se ka ndaluar punimet në 16 vendpunishte gjatë inspektimeve të zhvilluara në gjithë vendin.
Sipas njoftimit, brenda 48 orëve janë inspektuar 38 vendpunishte, ku janë dhënë edhe 11 vërejtje për shkelje të ndryshme. Në total, janë realizuar 72 inspektime në gjashtë komuna të Kosovës.
Këto kontrolle po zhvillohen pas vendimit të Ministrisë për Punë, Familje dhe Mbrojtje të Vlerave të Luftës së UÇK-së, si reagim ndaj aksidenteve të shpeshta në vendet e punës, disa prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.
Sipas të dhënave, gjatë katër muajve të parë të këtij viti, tetë persona kanë humbur jetën në vendin e punës.



Të tjera
Lajme
Reagon Fatos Geci pas deklaratave në Kuvend
Pas deklaratave në Kuvendin e Kosovës,
Aktuale
Kuvendi ratifikon anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Me 93 vota për, Kuvendi i
Lajme
Hashim Thaçi feston sot ditëlindjen, kaq vite mbush
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot