Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me anë të një fotografie me djalin e tij nga Badovci, është shprehur se djali i tij a lindur jashtë Kosovës, por tashmë jeton këtu dhe përjeton vendin e tij drejtpërdrejt. Ai ka thënë se është detyrë si prind që fëmijëve me ua tregu vlerën e vendit, por jo me retorikë.
Rama ka shtuar se “Kosova nuk ka nevojë të zbukurohet me fjalë, ajo duhet me u jetu e me u dashtë”
E plotë:
Detyra që e kemi si prind, është me ua tregu fëmijëve vlerën e këtij vendi. Jo përmes retorikës, por përmes përjetimit të drejtpërdrejtë. Sepse identiteti nuk trashëgohet automatikisht, ai ndërtohet.
Ndërtohet duke e njohur, duke e përjetuar dhe duke jetuar përditshmërinë e këtij vendi.
Tigri ka lind jashtë Kosovës, po tash jeton këtu. E unë mundohem që çdo ditë që e kam të lirë me dalë e me ia tregu vendet e Prishtinës dhe të Kosovës.
Kosova nuk ka nevojë të zbukurohet me fjalë, ajo duhet me u jetu e me u dashtë.”



Të tjera
Aktuale
Nesër takimi Kurti – Abdixhiku, a do arrihet marrëveshje për presidentin?
Në dhjëtëditorin e fundit për
Kosova Lajme
Rama tregon se djali i tij ka lindur jashtë Kosovës, por tash jeton këtu: Jo retorikë, por përjetim drejtpërdrejt i vendit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,
Lajme Opinione
Varfanjaku i dyshimtë’: Kimete Berisha e kthen lapsin sërish kundër Albin Kurtit
Shkrun Kimete Berisha Varfanjaku i dyshimtë