Ish-deputetja, Aida Dërguti ka kërkuar që gjykimi për rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj të jetë publik, shkruan Gazeta Botapress.
Ajo ka kërkuar që ky gjykim të bëhet në transmetim të drejtpërdrejtë.“Gjykimin e rastit të Ferizajit e duam publik, në transmetim të drejtpërdrejtë!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për arrestimin e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor në vrasjen e M.O, 18-vjecare nga kjo komunë.Sipas njoftimit të prokurorisë, Krivaqa është arrestuar sot rreth orës 12:05.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Express.
Sipas policisë, Krivaqa është arrestuar në një fshat të Ferizajt, e tutje, shtojnë se i njëjti po dërgohet në stacion policor.Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.
Ndaj tij sot prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji. /Botapress/