Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili drejtoi delegacionin e Iranit në bisedimet e fundit me SHBA-në në Islamabad, tha në X se Donald Trump “bëri shtatë pretendime brenda një ore, të gjitha të pavërteta”.
“Ata nuk e fituan luftën dhe sigurisht nuk do të arrijnë asgjë në negociata me këto gënjeshtra”, shtoi Ghalibaf.
Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, ai tha se, me “vazhdimin e bllokadës [nga SHBA]”, ngushtica “nuk do të mbetet e hapur”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Ai përsëriti komentet e bëra më herët nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i cili kishte thënë se “nëse ngushtica është e hapur apo e mbyllur dhe rregullat që e qeverisin atë do të përcaktohen në terren, jo në rrjetet sociale”.
Të dyja deklaratat nga Ghalibaf dhe Baghaei erdhën pasi një postim në X nga ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, i cili tha në anglisht se “kalimi për të gjitha anijet tregtare” përmes Ngushticës së Hormuzit ishte “plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit”.
Komentet e Araghchi-t shkaktuan kritika nga disa media iraniane dhe qarqe të ashpra, të cilat i kërkuan atij të “qartësojë” deklaratat.
“Lufta mediatike dhe formësimi i opinionit publik janë një pjesë e rëndësishme e luftës, dhe populli iranian nuk ndikohet nga këto taktika”, tha Ghalibaf në X.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në