Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të derivateve të naftës për sot.
Nafta mund të shitet deri në 1.74 euro, benzina 1.42, ndërsa gazi 88 centë.
Tavani për naftën edhe sot është i njëjtë me dje, ndërsa benzina ndryshon për një cent më pak.
Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00, tha Ministria.
Ndërkaq, në tregjet botërore dje u njoftua një rënie e naftës pas lajmit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Çmimi i naftës ra ndjeshëm dje pasi ministri i jashtëm i Iranit tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë plotësisht e hapur për transportin tregtar për “periudhën e mbetur të armëpushimit” me SHBA’në/
Pas njoftimit, kostoja e një fuçie nafte bruto Brent ra nën 90 dollarë për fuçi, pasi kishte qenë mbi 98 dollarë më herët gjatë ditës./Express/




Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në