Vëllai i Liridona Ademajt kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin

Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona Ademja, ka deklaruar se po bëhen tre vite nga vrasja e motrës së tij dhe tha se për familjen procesi ka qenë i vështirë për t’u përballuar.

Ai tha se sipas familjes dhe asaj që është paraqitur gjatë procesit gjyqësor, Naimi Murseli e ka organizuar vrasjen së bashku me Kushtrim Kokallën, duke zgjedhur Granit Plavën si ekzekutor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Është e qartë se Naimi ka kërkuar vrasjen e Liridonës përmes Kushtrimit, i cili më pas ka gjetur Granitin për ta kryer aktin”, tha Ademaj.

Ai shtoi se takimi i parë me fëmijët e viktimës ka ndodhur rreth tetë muaj pas ngjarjes dhe se ata fillimisht nuk e kanë ditur se si ta përballonin situatën.

Sipas tij, fëmijët janë shprehur kundër babait të tyre dhe edhe pas gati tre vitesh nuk pranojnë të komunikojnë me të.

Në fund, Ademaj kërkoi që të gjithë të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm./BetimipërDrejtësi

Të tjera

Aktuale

Nafta ndez valë të re të shtrenjtimit në Kosovë

Rritja e çmimeve globale të naftës,

Lajme

Kjo është pasuria e Kryeparlamentares

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherit