Duke qenë se kanë mbetur edhe 12 ditë afat për zgjedhjen e presidentit, Rron Gjinovci në një kolumnë të publikuar në Gazetën Express, propozon një figurë që, sipas tij, është e përshtatshme për këtë post. Bëhet fjalë për Justina Shiroka-Pula.
Ai analizon se “VV-ja duhet të lëshojë pe, të heqë dorë nga kandidatët ekzistues. PDK duhet të heqë dorë nga ideja që t’i jepet fuqia bllanko, pra që ata në diskrecion të plotë të vijnë me dy kandidatë”.
Pozitës së presidentit, Gjinovci vlerëson se i duhet një njeri “me formim intelektual, me kulturë, me dije, me peshë në paraqitje publike dhe me aftësi për ta përfaqësuar shtetin me dinjitet”.
Prnadaj, ai thotë se “Justina Shiroka-Pula. Ish-ministre në një nga qeveritë e Hashim Thaçit, ish-deputete e PDK-së, profesore e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës dhe sot kryetare e Akademisë së Shkencave. Është nga ato figura që e bashkojnë përvojën institucionale me peshën intelektuale. Vjen nga një brez i rrallë grash shqiptare që doktoruan të parat në Jugosllavi, ndërtuan karrierë të mirëfilltë akademike, dhe mbetet një prej profesorëve të paktë të gjeneratës së saj që e justifikon titullin akademik dhe karrierën akademike me punë shkencore”.
Ai parasheh se “VV-ja zor se mund të ketë ndonjë rezervë të fortë ndaj saj, sepse nuk është figurë konfliktuale dhe njihet më shumë për korrektësi, kulturë institucionale dhe energji bashkëpunuese. PDK-ja, në anën tjetër, do ta restauronte reputacionin e saj dhe për herë të parë do të na ofronte stabilitet në një institucion. Pra, është një emër që nuk e poshtëron asnjërën palë, por u jep të dyjave një rrugëdalje dinjitoze. Dhe pikërisht për këtë arsye është propozim serioz: sepse nuk vjen si kandidaturë e egos politike, por si premtim për restaurimin e institucionit që në dy mandatet e fundit ka vuajtur nga egot dhe ambiciet politike të bartësve të tij”.



Të tjera
Lajme Showbiz
Motra e madhe e Genta Ismajlit qenka një yll i vërtetë
Këngëtarja Genta Ismajli ka ndarë një
Aktuale
Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Osmanin: Jemi shtëpi e hapur
Nënkryetarja e Lidhja Demokratike e Kosovës,
Lajme
Familja publikon portretin e babait me dy fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Malishevë
Ngjarja tragjike që ndodhi nga shpërthimi