Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë, pak para mesnatës, në kryeqytet
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për IndeksOnline se viktima u gjet në rrugën “Radovan Zogoviç”, rreth orës 23:30.
“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen” ka thënë Pllana.
Njëherazi, zëdhënësi i policisë konfirmoi se po vijohet ndërmarrja e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në