Abdixhiku nuk i lë në kryesi Imri Ahmetin, Arben Gashin, Driton Selmanajn, Xhafer Tahirin…

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, njoftoi se lideri i saj, Lumir Abdixhiku, ka emëruar kryesinë e re të kësaj partie. Kryesia e tanishme ka 34 anëtarë. E njëjta, siç njoftoi LDK’ja, do të plotësohet me anëtarë nga përfaqësuesit e degëve të mëdha, përcjell Gazeta Express.

Lista e re e LDK’së ka lënë jashtë shumë figura të vjetra të kësaj partie. Janë plot 14 anëtarë të LDK’së që s’kanë gjetur vendin në listën e re të kësaj partie, përderisa ata ishin pjesë e së vjetrës. Emra si Arben Gashi, Besa Gaxherri, Driton Selmanaj, Besnik Osmani e Imri Ahmeti, e Muhamet Hamiti, kanë mbetur jashtë listës së re të LDK’së.

Emrat ngaLista e vjetër që s’u bënë pjesë e listës së re.

‘‘Arben Gashi; Besa Gaxherri; Besnik Osmani; Driton Selmanaj; Elmire Nikçi Rexha; Florian Dushi; Imri Ahmeti; Lirije Kajtazi ; Mirjeta Kalludra; Muhamet Hamiti; Rrezarta Krasniqi; Visar Berisha; Vlora Dumoshi; Xhafer Tahiri’’.

Lista e re e Abdixhikut, përveç largimeve, ka përfshirë edhe emra të rinj që më herët s’kanë qenë pjesë e kryesisë. Emra si Ukë Rugova, Fadil Hadergjonaj, Ermal Sadiku, e Festim Kabashi, janë përfshirë në kryesi.

Emrat e rinj të kryesisë së LDK’së

‘‘Arbër Ismajli; Arjeta Salihu Abazi; Ermal Sadiku; Fadil Hadergjonaj; Festim Kabashi; Sokol Havolli; Ukë Rugova’’.

Të tjera

Lajme Opinione

Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga LVV-ja

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka

Lajme

Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes “Lija e Deleve/Dhive” në Kosovë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit